Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid në Kosovë

14 prill 2021 | 13:42

Krahas personave të moshuar, të mërkurën në Kosovë ka filluar vaksinimi i personave në dializë.

Lajmin e ka bërë me dije koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

“Sot në qendrën ‘1 Tetori’ ka filluar vaksinimi i personave në dializë, kanë filluar të vijnë pacientët e parë. Aktualisht i kemi gjashtë persona me dializë që janë vaksinuar deri më tani”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka treguar se deri më tani mbi 10 mijë persona janë vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca”.

“Tani deri në këto çasti ka kaluar numri prej 10 mijë të vaksinuarve duke përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu –…