Kryeministri Kurti kërkon nga Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës

15 prill 2021 | 16:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, e cila e ka uruar për fitoren në zgjedhje.

Në këtë takim, shefja e Zyres Greke ia ka sjellë kryeministrit Kurti letër-falënderimin e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200-vjetorit të revolucionit grek.

Kurti  ka vlerësuar lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZh.

Më tutje, kryeministri Kurti ka kërkuar që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Ndërsa shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, e ka njoftuar  kryeministrin Kurti për ftesën që Greqia i ka bërë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për të vizituar Greqinë.

Duke folur për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ajo ka potencuar faktin se javën që vjen virtualisht do të mbahet forumi i tretë ekonomik mes Greqisë dhe Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…