![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/6AC482DE-1CD1-4C9B-B51B-3670298C0411.jpeg)
Pallati i Rinisë kalon në pronësi të komunës së Prishtinës
22 dhjetor 2017
| 10:17
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar sot vendimin që Pallati i Rinisë dhe Sporteve, nga AKP-ja, të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të saj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Sapo e nënshkrova vendimin që Pallati i Rinisë dhe Sporteve, nga AKP-ja, të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të saj.
Pallati i Rinisë do të jetë kompani publike-lokale, i cili do të shërbejë për aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë.
RH