Kryetari Jashari bën homazhe te varri i dëshmorit Fehmi Kerolli

16 prill 2021 | 11:59

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, drejtorë komunal, familjarë të dëshmorëve e martirëve, ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit Fehmi Kerolli, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në 22-vjetorin e rënies heroike.

Po ashtu, kryetari Jashari ka bërë homazhe e nderime tek varret e martirëve të lagjes 3 të qytetit, të cilët 22 vite me parë u ekzekutuan nga kriminelët serb.

Para të pranishmëve, Jashari ka thënë se e kemi për obligim që të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme. Lavdi gjithë të rënëve në altarin e lirisë!”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen gjatë…