Ministri gjerman: Vizatimi i kufijve të rinj në Ballkan është rrugë e rrezikshme

16 prill 2021 | 12:04

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas hartave që kanë qarkulluar në mediet sllovene për ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

Ai ka thënë se vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë çelësat e paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…