Kurti takohet me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, ja për çfarë biseduan

16 prill 2021 | 12:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka pritur në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, Shpresa Jusufi.

Ambasadorja Jusufi e ka uruar kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe fitoren e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit si dhe ka përcjell urimet e qeverisë së saj për të dhe popullin e Kosovës për procesin zgjedhor demokratik dhe institucionet e reja të dala nga ky proces.

Ndërsa kryeministri Kurti ka thënë Maqedonia e Veriut është një shtet fqinj mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

“Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rrafshin politik, tregtar dhe ekonomik janë në shërbim të të dy vendeve, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin dhe zgjerimin e tyre. Andaj në shërbim të saj, u dakordua për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vendet respektive, ku edhe do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë”, citohet të këtë thënë Kurti.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuare dhe për situatën me pandeminë Covid-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë…