![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/flaka-loxha.jpg)
Flaka Loxha mposhtet në raundin e parë
16 prill 2021
| 12:51
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha, është mposhtur në raundin e parë.
Ajo nuk ka arritur që të kalojë në raundin e dytë të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë, ku është mposhtur nga xhudistja sllovene, Kaja Kajzer.
Krahas saj, në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova është duke u përballur në raundin e dytë me xhudisten spanjolle Ubasart Mascaro.