Rogova: Ndaj Besës marrim tri pikë

16 prill 2021 | 12:53

Kampionati elitar i Kosovës në futboll ka hyrë në fazën e fundit dhe gara për titull, por edhe ajo për mbijetesë, po bëhet gjithnjë e më interesante.

Skuadra e Drenicës, e cila në këtë edicion po lufton për mbetjen në Superligë, ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Besës së Pejës. Futbollisti Dardan Rogova ka thënë për “Epokën e re” se nga Peja do të rikthehen me tri pikë.

“Jemi përgatitur mjaft mirë për ndeshjen e radhës që e kemi ndaj Besës. Kundërshtari ynë është një ekip mjaft i papërshtatshëm pasi që luan pa presion dhe gjithmonë kundër këtyre ekipeve duhet pasur kujdes, por besoj se do të kthehemi me tri pikë”, ka deklaruar Rogova.

Pas 28 xhirove të zhvilluara, Drenica zë vendin e tetë me 30 pikë të grumbulluara. Kjo skuadër ka regjistruar shtatë fitore, nëntë barazime dhe dymbëdhjetë humbje.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakte të ushqyerit të barit të elbit Ekstrakti i barit…