Gjenden pjesë të tjera të veturës së aksidentuar të policisë në Lepenc

30 prill 2018 | 20:22

Në vendin ku të shtunën janë aksidentuar dy policët që ende rezultojnë të jenë të zhdukur, janë gjetur pjesë të tjera të veturës.

nëtarët e klubit alpin “Dardania” nga Prishtina, që po zhvillojnë kërkime në atë pjesë, tash kanë gjetur, pjesë të rrotacionit të veturës, pjesë të kutisë së ndihmës së parë si dhe pasqyrat anësore të veturës, njofton Klan Kosova.

Të gjitha këto pjesë janë gjetur në rreth zonës ku janë rrokullisur dy policët bashkë me veturë.

Alpinistët e këtij klubi ende janë duke vazhduar kërkimet e tyre për pjesë të tjera që mund të gjejnë në atë zonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka paralajmëruar përforcime të…