107 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Pejës

19 prill 2021 | 09:47

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 107 pacientë të infektuar me koronavirus.

77 prej tyre janë në oksigjenoterapi, 4 në respirator dhe 11 në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 pacientë, njofton spitali.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën se në Pejë janë regjistruar 20 raste pozitive me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja me qëllim…