Lajm i keq për Juven, lëndohet Chiesa

19 prill 2021 | 16:03

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa u dëmtua në ndeshjen ndaj Atalantës dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve.

Chiesa u pa duke çaluar dhe kërkoi të zëvendësohej në minutën e 58-të të takimit. Pas ndeshjes trajneri Pirlo u shpreh i shqetësuar për gjendjen e tij dhe u shpreh se do të shikohet me kujdes situata 23-vjeçarit.

Ekzaminimet e ditës së sotme kanë nxjerrë në pah se sulmuesi italian do të humbasë sfidën ndaj Parmës në mesjavë dhe atë ndaj Fiorentinës javën e ardhshme.

Chiesa pritet të jetë në dispozicion të  trajnerit Pirlo në fillim të muajit maj. Një mungesë e rëndësishme kjo për Juven në fazën më delikate të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka konfirmuar se gjiganti…