Ozili: Fëmijët janë rritur me ëndrrën për të fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, jo të Superligës

19 prill 2021 | 16:24

Krijimi i Superligës Evropiane vazhdon të jetë lajmi kryesor i ditës dhe polemikat sa vijnë dhe shtohen. Të shumtë janë tifozët që e kundërshtojnë këtë revolucion, ku nuk kanë munguar as kritikat nga politikanë të ndryshëm.

Sigurisht që nuk mund të mungojnë as reagimet nga emra të njohur të futbollit dhe më i fundit vjen nga Mesut Ozil. Mesfushori i Fenerbahçes është shumë i zhgënjyer nga ky lajm dhe gjithë trishtimin e tij e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Twitter”.

“Fëmijët janë rritur me ëndrrën për të fituar Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, jo të Superligës. Kënaqësia e ndeshjeve të mëdha ishte se ato ndodhin një apo dy herë në vit dhe nuk është tek t’i shikosh ato çdo javë. Shumë e rëndë për ta pranuar këtë për të gjithë tifozët e futbollit”, shkruan Ozil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieria e Kosovës, Donjeta Sadiku, po i vazhdon përgatitjet në…