Mbi 700 mijë vaksina Pfizer kanë arritur deri më tani në Shqipëri

19 prill 2021 | 23:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sonte kanë arritur edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer.

Me këto doza të arritura sonte, është arritur shifra totale prej 703,550 doza vaksinash në Shqipëri.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sonte, duke arritur 703,550 doza vaksinash në vend”, ka shkruar Rama.

Arrijnë edhe 8 mijë e 190 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka njoftuar se këtë mbrëmje kanë arritur edhe tetë mijë e 190 doza të vaksinës Pfizer, duke çuar në total numrin në 703 mijë e 550 doza vaksinash kundër COVID-19 të ardhura në këtë shtet.

“Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345 mijë e 934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinua”, ka shkruar Manastirliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të rinjve të shëndetshëm që kanë pasur Covid-19 po u…