Kërkohet të rritet buxheti i komunave

20 prill 2021 | 10:15

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë me dije se kanë kërkuar që buxheti i komunave të rritet, duke shtuar një grant shtesë.

“Si AKK kërkojmë gjithmonë që buxheti ndaj komunave të rritet. Tash për tash është rreth 25.7 për qind e mjeteve financiare që e dërgojnë në niveli lokal”.

“Në kërkojmë që kjo përqindje të shtohet sepse jeta e qytetarit zhvillohet në nivelin lokal. Gjithashtu kemi kërkuar që përveç tri granteve kryesore të cilat janë me Ligjin për financa lokale të parapara, të shtohet edhe një grant i cili do të jetë ekskluzive për komunat, ku mendohet që mjetet të cilat financohen përmes ministrive të linjës në projekte kapitale e komunale, ku komunat janë kompetente dhe përgjegjëse të krijohet një grant për komunat dhe ato mjete të shkojnë në ato grante dhe pastaj të hartohen kritere se si do ndahen ato mjete”, ka thënë ai për “EO”.

Po ashtu, ai ka thënë se komunat kanë kërkuar nga Qeveria Kurti që para se të marrin masa për situatën epidemiologjike, të gjendet një balancë në mes shëndetit publik dhe ekonomik

“Po për këtë arsye kryetarët e komunave gjithmonë kanë kërkuar që të gjendet një balancë mes shëndetit publik dhe atij ekonomik, kjo ka qenë kërkesë kryesore”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blera Deliu-Kodra, ka…