Të hënën mbahet seanca parlamentare për vaksinat

20 prill 2021 | 12:16

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se të hënën do të mbahet seancë e re parlamentare, ku do të mbahet debat për sigurimin e vaksinës.

Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të PDK-së.

“Tashmë kemi një angazhim të BE-së dhe ShBA-së për sigurim të vaksinave, por nuk kemi angazhim nga institucionet. Numri i vdekjeve po rritet e numri i testimeve po bie. Besoj që ky debat që do të bëhet të hënën do t’i kontribuojë sa më shumë situatës. Të vdesin kaq shumë njerëz në ditë është jo normale”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nënshkruar kontrata mes përfaqësuesve të kompanisë “Mabetex Group” dhe…