Tahiri: Prioritet është vaksina, pastaj dialogu me Serbinë
20 prill 2021
| 12:23
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se prioritet i të gjitha institucioneve në vend duhet të jetë menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinës anti-Covid.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka kërkuar që në seancën e radhës që do të mbahet të hënën të raportojë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për sigurimin e vaksinës dhe gjendjen me pandeminë.
Sipas tij, procesi i dialogut me Serbinë duhet të vijë si prioritet pas vaksinës.
“Prioritet duhet të jetë çështja me pandeminë, nënshkrimi i kontratës për vaksina dhe pastaj dialogu dhe kompromiset kanë ndodhur në çdo proces dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”, ka deklaruar ai.