Kohën e krenarisë ne si PDK- e kemi obligim me kthye!

20 prill 2021 | 13:06

Vlora Çitaku, Bekim Qollaku, Ismail Syla, Bislim Zyrapi, Blerim Shala e ca të tjerëve, nuk është̈ nevoja t’ ju bëhet ftesë për angazhim në strukturat drejtuese të PDK – së.

Ata vetë duhet të ofrohen në partinë e tyre, nga e cila kishin poste politike gjatë gjithë̈ karrierës së tyre.

Duhet biseduar me ca intelektualë e intelektuale nga anëtarësia e gjerë, tek të cilët ka ekzistuar gatishmëria për t’u kyçur, por ato vullnete janë̈ mbuluar padrejtësisht nga ata të cilëve u pengonte hapja.

Duhet biseduar dhe kyçur në struktura drejtuese veprimtaren Aida Dërguti, ca drejtues të Lëvizjes për Bashkim dhe duhet biseduar për formën e bashkëpunimit me drejtuesit e PSD- së. Pastaj Xhafer Gashin, (kryetarin aktual të Obiliqit) Hisen Berishën dhe shumë tjerë̈ edhe nga jeta publike të suksesshëm në fushat e tyre. Në diasporë duhet të emërohen koordinatorët për secilin shtet ku jetojnë̈,  e më pas edhe strukturat drejtuese të degëve.

Duhet biseduar me shumë ish ushtar të UÇK – së, të cilët kur rrokën armën për liri ishin në moshën 18-20 vjeçar dhe sot kanë ecur me dije dhe suksese gjithmonë me nder e devotshmëri……!

Këtë veprim e kemi obligim me krye nga shkaku i një  sakrifice sublime të bërë më parë nga drejtuesit e kësaj partie e të cilën sot po e paraqesë vetëm një pjesë të vogël .

Pjesa e tretë e rrëfimit të Vexhi Halilit, ish-ushtar i UÇK-së

Kadri Veseli, bashkë dyzim i ideales dhe reales

“Kosova nuk guxon ta humbë të tashmen e krijuar me aq punë e sakrificë, pasi që humbja e të sotmes të kthen gjithnjë në të djeshmen, e koha është për të punuar për të nesërmen.” – Vexhi Halili.

Shkruan: Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku

“Nga baza e Cahanit grupi ynë i përbërë nga 25 persona, i udhëhequr nga Kadri Veseli, nisemi në mbrëmje për ta kaluar kufirin administrativ shqiptaro-shqiptar. Në grup ishim edhe shumë oficerë tjerë si Bislim Zyrapi, Sali Veseli etj. Ishte acar i madh dhe kishte shumë borë. Atë natë nga këto kushte të rënda detyrohemi të ndalemi në bjeshkët e Vlanës, ku edhe fjetëm pak mbi borë.” – kështu e vazhdon rrëfimin e disejadës së hyrjes në Kosovë, ish oficeri i Shërbimit Informativ në vitet 1992-1998, Vexhi Halili. “Nga Cahani gjerë në Lubizhdë të Hasit bëmë 72 orë rrugëtim shumë të mundimshëm.

Dy kuaj me armatim të ngarkuar na ranë në humnerë.” Ai thotë se vetëm dashuria për atdheun të bënë të përballosh atë mundim. “Unë këtë rrugëtim e bëja për herë të parë, por kur e kujtoja se sa herë e kisha përcjellë Kadri Veselin në Kukës drejtë kësaj rruge, vërtetë tregon sakrificë. Në Lubizhdë sapo zbritëm nga mali u ndeshëm me forca të mëdha serbe, të cilët kishin mbledhur popullatën civile dhe i mbanin me duar prapa koke. Distanca ishte shumë e vogël, edhe i shihnim edhe na shihnin, por nuk vepronin edhe pse se ishin shumë…

Aty në grupin tonë kuptova se ishte edhe një vajzë, e cila me sa mbajë mend e kishte pseudonimin Bardha. Ajo në atë rast jo që kishte frikë nga lufta, por fërkonte duart duke thënë: ‘Më erdhi dita të luftoj për vendin tim!’ Më thanë që kishte qenë karateiste. Në bjeshkët e Lubizhdës takojmë një grup të madh të rinjsh që kishin ikur nga fshati e të cilët i organizon Kadri Veseli për të na ndihmuar që të bartin armatimin, pasi ishim shumë të lodhur.

Pasi arritëm në fshatin Gjonaj, na vie në ndihmë njësiti i UÇK-së nën komandën e Osman Qeretit dhe me ta arrijmë në Landovicë të Prizrenit. Aty na pret një familje shumë e mirë, mikpritëse dhe bujare. Në këtë shtëpi pashë rolin e madh të nënës shqiptare, duke qenë edhe ajo e kyçur në veprimtaritë atdhetare. Aty takova një heroinë të vërtetë e cila ishte krenare që na priste ne, na përgatiti ushqim të gjithëve edhe pse e moshuar. Me sa mbajë mend, kjo nënë e Landovicës quhej Miradije Berisha.

Pas ca orësh pushim aty e pastrimit, nisemi dhe në fshatin Pagarushë takohem unë për herë të parë me tani dëshmorin Tahir Sinani tek gërmadhat e shtëpisë së Ruzhdi Kryeziut.” – vazhdon të rrëfejë Vexhi.

Si u gëzuan luftëtarët e lirisë kur Veseli u njoftoi se me ne janë edhe dy oficerë nga Shqipëria?

“Ne arritëm në Berishë në Shtabin e Përgjithshëm dhe ashtu tok si ishim, Kadri Veseli  u thotë se me ne këtu janë edhe dy oficerë nga Shqipëria. Djemtë u ngjallën e u gëzuan dhe unë vërtetë u ndjeva keq se pse më herët nuk isha këtu. Madje, fillova ta kem ca inat mikun tim Kadriun se pse nuk më kishte marrë më parë, apo ndoshta ai e ka ditur momentin.” – pohon ish oficeri.

Pra, pas pesë ditësh rrugëtimi, sipas Vexhit, grupi arrin në Berishë dhe nga aty ai e bënë një telefonatë përmes telefonit satelitor tek kolegu i tij i punës në Kukës. “E telefonova kolegun tim dhe e njoftova se isha gjallë e ai qante e nuk besonte se kishte dëgjuar se në një kalim kufiri të një grupi tjetër, ishin ra në pritë dhe kishte të vrarë, e ai kishte menduar se ne ishim ata.”

Një nga arsyet se pse Vexhi Halili i bënë publike rrëfimet e tij, është edhe për të çuar një mesazh tek popullata e këtij vendi, por edhe politika. “Kosova nuk guxon ta humbë të tashmen e krijuar me aq punë e sakrificë, pasi që humbja e të sotmes të kthen gjithnjë në të djeshmen, e koha është për të punuar për të nesërmen.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka ndjekur të hënën…