Labi flet për kohën e luftës: U jam lutur të më fusin në listën e UÇK-së (Video)

24 prill 2021 | 16:09

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai ka përmendur pesë datata më të rëndësishme të jetës së tij, ku ndër to ka cekur edhe momentin e kthimit nga Gjermania në kohën e luftës.

Ai madje ka treguar se i kishte kërkuar një prej pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës që ta fuste në listën e të rinjve pjesëmarrës, por që ai nu ke kishte lejuar.

“Unë kam qenë i ri, ka qenë një far Basa Faik, e kam lutur të më fuste në listën për me qenë në radhët e UÇK-së, më thoshte: Për Zotin jo bacit se ti na kushton këngë neve, edhe i thash: ‘Qoftë ashtu ishalla’. Isha 17 vjeç”, ka thënë Labi.

Ai tutje tregoi se si fillimisht ishte kthyer në Ferizaj babai i tij, i cili me të parë se gjendja e shtëpisë ishte në rregull, dhe më pas kishte tërhequr përsëri në vendlindje bashkëshorten dhe fëmijët.

Dhe pasi Labi u kthye në Kosovë, ai thotë se menjëherë iu fut punës që të sillte një këngë dedikuar UÇK-së, titulluar “Tungjatjeta djem shqiptarë” – tekstin e së cilës e shkroi Avni Qahili.

Tahiri thotë se e ndjeu si borxh moral që t’jua kushtonte këtë këngë ushtarëve të UÇK-së, meqë vet nuk pati mundësinë të jetë pjesë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Autoritet Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka shprehur…