![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/AD68E83D-547E-4AEC-AB46-C90BF6E5625E.jpeg)
Lladrovci uron Thaçin për ditëlindje: Vendin tënd nuk ka bir nane që e zën, as sot, as kurrë!
24 prill 2021
| 20:48
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Hashim Thaçin për ditëlindje, duke e quajtur “shoku im”.
Na mungon e vendin tënd në Republikën e Kosovës, nuk ka bir nane që e zën, as sot, as kurrë, ka shkruar z. Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Gëzuar ditëlindja shoku im, Hashim Thaçi!
Nuk është e lehtë ta bëj këtë urim, sepse, dhimbja e shkaktuar nga padrejtësia është e madhe.
Na mungon e vendin tënd në Republikën e Kosovës, nuk ka bir nane që e zën, as sot, as kurrë.
Kjo mungesë e jotja na bën me besim të fuqishëm në pafajësinë tënde dhe shokëve, besim në drejtësi.
Urime, gëzuar!