Policia tregon për armët dhe municionin që konfiskoi në shtëpinë e dorasit në Novosellë të Pejës

25 prill 2021 | 11:02

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Novosellë të Pejës, ku në një konflikt për çështje pronësore Bashkim Brahimaj është vrarë nga djali i axhës së tij.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e djeshëm dhe me armët që janë konfiskuar gjatë bastisjes në shtëpinë e dorasit.

Në raportin e Policisë thuhet së në fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim te prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima Bashkim Brahimaj ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së dhe për vrasjen e tij ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të viktimës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Baywatch, Donna D’Errico në foto është 53 vjeçare…