Edhe Pacolli voton për zgjedhjet në Shqipëri

25 prill 2021 | 11:16

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vota e tij do të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Votoni edhe ju! Sot pata nderin të votoj me familjen time, më shpresë që vota ime të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Korrektuese Dubravë, Shërbimi Korrektues i Korosvës në bashkëpunim…