Pallaska: Kryeministri me vetura zyrtare po bën fushatë politike në Shqipëri

25 prill 2021 | 13:40

Avokati Dastid Pallaska e ka kritikuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti si votues në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal.

Sipas tij, kryeministri Kurti pa fije turpi dhe me vetura zyrtare po bën fushatë politike në Shqipëri.

 

Postimi i plotë i Pallaskës:

Ani u ankoshim për disa zyrtarë që shkonin në pushim fundjave në Shqipëri me vetura zyrtare.

Tash Kryeministri me vetura zyrtare e eskortë, me shpenzime të shtetit, bënë fushatë politike në Shqipëri, dhe atë pa fije turpi.

Asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një Kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal.

Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosin qytetarët që kanë ZGJEDHUR që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre këtu dhe vetëm atëherë kur vendin e udhëheq dikush që nuk ka atdhe rezervë.

Kush ka më shumë se një atdhe, nuk kanë asnjë atdhe!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza 24-vjeçare e Madonna-s, i është futur botës së modelingut…