Vdes ‘Schwaba’, njëri ndër përkrahësit kryesor të Vladimir Putinit në Serbi

25 prill 2021 | 15:59

Ka vdekur udhëheqësi i klubit të motoristëve “Ujqërit e natës” dhe një ndër përkrahësit e Vladimir Putinit në Serbi, Sasha Saviq i njohur si Schwaba.

Siç njoftojnë miqtë e tij në Facebook, 44 vjeçari ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Me bekimin e Ipeshkvit të Nishit, Arsenije, vitin e kaluar ai organizoi liturgji në Nish, si një lloj mbështetjeje për opozitën në Malin e Zi.

Saviq kishte lindur në Berlin dhe jetoi në Nish.

Në vitin 2014, ai ishte dekoruar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Po ashtu, kishte marrë dekoratë nga dega ballkanike e kozakëve në Ambasadën ruse në Serbi për meritat e përhapjes së miqësisë serbo-ruse.

“Ujqërit e natës” kohë me parë i kishin dhuruar një ikonë kishtare kryetarit të Presidencës serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik të cilën ky i fundit i kishte dhuruar ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë vizitës në Banja Llukë.

Kjo ikonë ishte vjedhur nga separatistë rusë gjatë luftimeve në Krime të Ukrainës.

Kur shpërthej konflikti në Ukrainë, luftëtarët e Republika Srpska mbështetën separatistët pro-rusë.

“Ne ishim në Krime. Ne i mbrojtëm vendet e shenjta. Unë personalisht isha në Krime. Unë nuk e di se çfarë është e gabuar me këtë gjeopolitikë”, kishte thënë Saviq. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pasi një i ri 22 vjeçar ka ndaluar një…