Ambasadorja e ShBA-së dhe ambasadori i BE-së, shqiptarëve: Dilni votoni

25 prill 2021 | 16:21

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Luigi Soreca u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë në këto orë që kanë mbetur.

“Ka ardhur koha që të presin rezultatin dhe gjykimin e popullit”, ka thënë ambasadorja amerikane.

Ndërsa ambasadori Soreca ka thënë se udhëheqësit e partive duhet të tregojnë durim derisa të dalin rezultatet.

“Ka qenë kënaqësi që kemi shkuar në vende të ndryshme të Shqipërisë bashkë me Kimin. Më pëlqen kur bisedoj me qytetarët e Shqipërisë të rinj e të moshuar në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë. Komentet kanë qenë të qarta, që shqiptarët po shprehin vullnetin e tyre. Në fakt votimi ka ecur mirë pa probleme pavarësisht gjërave të ndryshme incidentet që do të hetohen e procedohen. Ka ende tri orë kohë. Thirrja jonë është për qytetarët shqiptarë që nuk kanë ardhur ende, por duhet të vini të votoni. Dhe pas votimit ju lutem prisni me durim se cili do të jetë rezultati dhe për udhëheqësit politikë ta respektojnë këtë rezultat”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kritikuar kryeministrin Albin…