Ambasadori Kosnett tregon se mbrëmë së bashku me Palmerin kanë diskutuar me Kurtin për dialogun

27 prill 2021 | 10:50

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” ka njoftuar se mbrëmë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë pasur bisedime me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku kanë diskutuar për për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë patëm një diskutim të gjerë, dhe produktiv me kryeministrin Albin Kurti dhe Matt Palmer të Departamentit të Shtetit. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpalli fitoren e Partisë Socialiste…