Zyrtare: Nagelsmann, trajner i Bayernit

27 prill 2021 | 11:53

Bayern Munchen e ka zgjedhur pasardhësin e trajnerit Hansi Flick, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni.

Bëhet fjalë për Julian Nagelsmann që edhe zyrtarisht është trajneri i ri i skuadrës “bavareze” me të cilët ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2026. Marrëveshja me Leipzig është arritur dhe Bayerni nuk ka nguruar të bëjë publik emërimin e 33-vjeçarit si trajner të ri të skuadrës duke filluar nga 1 korriku.

Nuk bëhet e ditur shuma që do të derdhë Bayerni në arkat e Leipzig por me siguri do të jetë një shifër e përafërt me 20 milionë euro. Nagelsmann është një nga trajnerët që ka firmosur një prej kontratave më afatgjata në historinë e Bayern Munich. Kontratë 5-vjeçare kjo edhe për faktin se ai është në një moshë shumë të re.

Me Nagelsmann Bayerni do të synojë të vazhdojë rrugën e sukseseve të lënë përgjysmë nga Hansi Flick i cili e mbylli 2 vite para se t’i skadonte kontrata aventurën e tij me kampionët e Gjermanisë, ndërsa e ardhmja e tij me shumë gjasa do të jetë në krye të përfaqësueses gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Vjenë të Austrisë do të vazhdojnë bisedimet që synojnë…