Ambasadori italian: U preka thellë nga dëshmia e Ferdonije Qerkezit

27 prill 2021 | 14:24

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar Ferdonije Qerkezin, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Orlando ka shkruar në llogarinë e vet  në “Twitter” se ka qenë shumë i prekur me dëshminë e saj të dhimbjes dhe humbjes së të dashurve.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë u preka thellë nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezi për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Mjekiqi, ka…