Donnarumma dhe Depay, synimet e Juves  

27 prill 2021 | 14:51

Gigio Donnarumma është vënë në qendër të vëmendjes. Portieri i Milanit me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere, pasi kontrata me kuqezinjtë i përfundon më 30 qershor.

Një marrëveshje për rinovimin mungon dhe duke parë kërkesat e larta financiare të Mino Raiola, shanset për të nënshkruar kontratën e re zvogëlohen nga dita në ditë.

Nga kjo situatë e krijuar po tenton të përfitojë Juventusi, që sipas gazetarit Massimiliano Nerozzi, është shumë pranë, gjithmonë nëse bardhezinjtë arrijnë të shesin në Premier Ligë polakun Szczesny. “Zonja e Vjetër” gjithashtu është e interesuar edhe per sulmuesin holandëz të Lyonit, Memphis Depay.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë të paktë pilotët e Formula 1 dhe MotoGP që…