Tropojanja ka një mesazh për shqiptarët: Besoni te Edi Rama

27 prill 2021 | 15:27

Aktorja e njohur Arjola Demiri apo siç njihet më shumë si “Xhbanja” e “O sa mire” ka bërë një reagim për disa paragjykime që i janë bërë.

Ajo publikoi një shkrim në lidhje me komentet që ka marrë për përfshirjen e saj në politikë.

Arjola u shpreh se është bashkuar me Ramën për shkak të realitetit që jeton.

Deklarata e plotë e saj.

“Ndihem e revoltuar…! Një vit me pare aspak për anësi politike dhe as si supersticioze u bashkova publikisht me Edi Ramin jo për pikëpamje por për përjetimin e një realiteti premtues ne vendlindje e me gjere qe mbante vulën dhe kurajën ekskluzive te Edi Rames…!

Me kane fyer, intimiduar e kërcënuar…por besomëni se jo vetëm nuk jam frikësuar e intimiduar por me kane inkurajuar.

Nuk është ne zakonin tim mallkimi dhe për me tepër ne këtë Muaj te Shenjte por nuk mund ta fsheh antipatinë për ata drejtues-përfitues te Tropojës qe vulosen me turp djallëzinë, paaftësinë dhe pabesinë jo vetëm ndaj Edi Rames por se pari ndaj Vendlindjes. E turpshme te shpërblesh me vote politike ata qe krijuan varre dhe bukuritë e shenjta te Valbonës i kthyen ne biznes privat.

Edi Rama mori votën e te papunëve ne Tropoje bilës demokrate por firuan votat e atyre qe ju besuam…!Megjithatë t’i përcjellim mjeranet me postulatin e Jesus Krishtit… “

Te mjerët nuk dine se ç’bejne”!Besoni te Edi Rama..ai e donë Tropojën dhe e ka dëshmuar. Ata qe e keqpërdoren dhe prej 8 vitesh dehen me Xhoni e tendera t’i numërojnë ditët…! Po troket darka e fundit!”, shkroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio fitoi pastër 3-0 ndaj Milanit, teksa tashmë e shohin…