Ndahet parcela për ndërtimin e stacionit policor në ‘Kodrën e Trimave’

27 prill 2021 | 15:39

Me vendim të Kuvendit Komunal të Prishtinës është ndarë parcelë nga prona komunale ku do të ndërtohet stacioni policor në ‘Kodrën e Trimave’.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar.

“Objektet brenda kësaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e stacionit policor”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtoreshën…