Kurti uron Ramën: Të punojmë së bashku

28 prill 2021 | 20:49

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facbook”, ka shkruar se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.

Kurti ka thënë se duhet të sqarohet çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës.

“Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”.

“Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.
Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj…