Osmani e Vitia flasin për vaksinat anti-Covid

28 prill 2021 | 21:10

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Osmani ka thënë se nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19.

“Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me ministrin e Shëndetësisë, z. Arben Vitia, për këto çështje. Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19”, ka shkruar presidentja Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara thonë se respektimi i rezultateve të zgjedhjeve…