Sali Berisha: Zgjedhje jo demokratike, janë blerë më së paku 10-12 mandate

28 prill 2021 | 22:43

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka konsideruar një ditë të zezë në historinë e demokracisë shqiptare 25 prillin.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Berisha rendit disa nga arsyet që, sipas tij, çuan në tjetërsimin e votës shqiptare.

Sipas ish-kreut të demokratëve gjatë këtyre zgjedhjeve janë hedhur sasi të mëdha parash të drogës, si dhe janë lëvruar fonde të mëdha nga thesari për rindërtimin pas 25 marsit me qëllimin e vetëm për fushatë.

Kjo gjë, sipas Berishës, çoi në “blerjen” e të paktën 10-12 mandateve.

“Vota e lirë e shqiptarëve u dhunua para se të hidhej ne kuti për arsyet që vijojnë.

1- Nga droga.

Viti 2020, pra viti para zgjedhor ishte viti në të cilën me ftesë të kreut të narkoshtetit Shqipëria u mbulua me kanabis “de juro” medicinalis kurse de facto ‘electoralis’.

Në këto zgjedhje më shumë se në të gjitha të tjerat vetëm droga medicinale u kthye te paktën ne 12 mandate dhe mandatet në një rreth vicioz do kthehen në drogë.

2- Narkoshteti.

Në këto zgjedhje më shumë se në çdo fushatë tjetër narkoshteti u shndërrua në makineri elektorale të Kreut të Meduzës.

Vetëm bashkia e Durrësit ka lëvruar pas datës 25 Mars transferta nga Thesari për individin (të dëmtuarit nga tërmeti) 83 here me shume se sa ka lëvruar nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri me 25 Mars te vitit 2021.

3-Blerja e votës ne zgjedhjet e 25 Prillit ishte më masive se kurrë më parë.

Ajo u shndërrua ne një mega treg pothuaj publik.

Partia Doshi është vetëm një shembull i “industrializimit” të blerjes së votës për llogari te Edi Ramës sepse makineria me e madhe e blerjes se votës e këtij megakrimi elektoral qëndron në Partinë Socialiste.

Kështu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace, Peleshi, Klosi, Çuçi, etj jane shpenzuar per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku dhjetfishi i shumave te shpenzuara nga Doshi per kete qellim.

Me këto shuma janë blerë më së paku 10-12 mandate”, shkruan mes të tjerash Berisha./ A2 CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Emisarin Special…