Kosova mposhtet nga Mali i Zi

28 prill 2021 | 22:52

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen kualifikuese për “Euro 2022”. Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, Kosova u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 27:22.

Përkundër humbjes, djemtë tanë shfaqën ndeshje të madhe. Ishte një përballje titanësh me luftë të pakompromis deri në minutat e fundit.

Djemtë tanë kanë shfaqur vlera ndaj malazezëve që paraqiten në nivele të larta evropiane. Përfaqësuesja ka dëshmuar se tashmë është e konsoliduar, ndërsa kualifikimi në ndonjë ngjarje të madhe është çështje kohe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati, Dastid Pallaska ka komentuar refuzimin e takimit të Albin…