FBK-ja organizon turne në formatin 3×3 në basketboll

28 prill 2021 | 22:54

Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë turne kualifikues në basketboll për garën në formatin 3×3 në dy konkurrenca, atë të femrave dhe meshkujve më 15 dhe 16 maj të këtij viti.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 12 ekipe të meshkujve dhe 8 të femrave.

Kurse fituesit e këtyre dy konkurrencave do të kenë të drejtë të pjesëmarrjes në kualifikime për FIBA Europe Cup 3×3, garë kjo që zhvillohet në Constanta të Rumanisë më 26 dhe 27 qershor 2021, bën të ditur FBK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen kualifikuese për…