Policia vazhdon patrullimet për respektim të masave anti-Covid

28 prill 2021 | 23:23

Policia e Kosovës edhe këtë mbrëmje ka vazhduar patrullimet në pjesë të ndryshme të vendit në respektim të masave anti-Covid.

Policia e Kosovës, vlerëson se çdo aktivitet në parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19, bëhet duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet e vendit në këtë drejtim.

Duke vlerësuar se respektimi i masave, ndihmon në parandalim të përhapjes së pandemisë, aktivitetet policore në këtë drejtim janë të vazhdueshme në çdo kohë (24/7) dhe të shtrira në tërë territorin e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar…