Ronaldo i pakënaqur te Juve

30 prill 2021 | 11:50

Nervoz, i palumtur dhe larg nga shokët e skuadrës. Mediat italiane kështu e përshkruajnë gjendjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Portugezi thuhet se është i pakënaqur në Itali dhe gjithnjë e më shumë shtohen zërat për një largim të tij nga Serie A. Portugezi nuk ka shënuar për tre ndeshje me radhë në kampionat dhe qëndron i izoluar. “Zonja e vjetër” është eliminuar nga Liga e Kampionëve derisa titulli i Serie A është mision i pamundur pasi Interi ka gati festën.

Këmbanat e alarmit kanë filluar të dëgjohen te klubi torinez pasi ish- skuadra e tij Manchester United ka shprehur interesim për CR7. Nga atje Ronaldo ishte larguar në vitin 2009 dhe “Old Trafford” mund të jetë sërish shtëpia e tij.

Megjithatë nuk përjashtohen edhe destinacione të tjera me kampionatin amerikan MLS qe mbetet një opsion për portugezin. 36-vjeçari ka kontratë valide edhe për një vit me Juven derisa paga e tij vjetore prek shifrën e 31 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka…