Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës ruse në Shqipëri
30 prill 2021
| 12:15
Një ngarkesë prej 25 mijë dozash të tjera të vaksinës ruse anti-Covid “Sputnik”, kanë mbërritur në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se vaksinimi i popullsisë do të vazhdojë.
“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës ‘Sputnik’. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda Majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.