Personat mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën kundër Covidit nga 15 qershori në Francë

01 maj 2021 | 13:08

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se të gjithë francezët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën kundër COVID-19 duke filluar nga 15 qershori.

Njoftimi vjen një ditë pasi Macron përshkroi planin e tij për të hequr përfundimisht kufizimet e COVID-19 në të gjithë Francën, shkruan Euronews.

Macron synon që shumica e bizneseve jo-thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet të rihapen plotësisht më 9 qershor.

Qeveria Franceze është kritikuar ashpër për fillimin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit, por që atëherë ka rritur ashpër përpjekjet në këtë drejtim.

Franca ka arritur që të administroj të paktën 10 milionë doza të para deri në mes të prillit teksa tani synon që 30 milionë njerëz të kenë marrë dozën e tyre të parë deri në mes të qershorit.

Deri të enjten, 14.9 milionë doza të para ishin administruar ndërsa 6.3 milionë njerëz janë inokuluar plotësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fermeri britanik Daniel Abbott duket se ka zbardhur një mister…