Kroacia do ta ndihmojë FSK-në drejt transformimit në ushtri, reagon Vuçiq

01 maj 2021 | 13:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha sot se ushtria e Serbisë nuk është më e dobët se ushtritë e rajonit. Vuçiq ka komentuar deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë për ndihmën e shtetit kroat për FSK-në për transformimin drejt ushtrisë duke thënë se Kroacia nuk është më e fuqishme se Serbia. Sa i përket ndërtimit të bazës së FSK-në në Mitrovicë, presidenti serb tha se nuk do të luajnë me zjarr.

Vuçiq ka thënë se duhet të vazhdohet me investime në ushtrinë serbe sepse është garantuesi kryesor për paqen dhe mbrojtjen ndaj ndonjë agresioni.

“Gjithçka është e qartë sot se kush është i fortë, i fortë është ai që ka ekonominë më të fortë. Serbia ka një të ardhme të mrekullueshme, e fuqishme me ushtrinë”, ka thënë ai, shkruan Kurir, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq komentoi edhe ndërtimin e bazës së FSK-së në Mitrovicë, duke thënë se nuk do të luajnë me zjarr.

“Mos u shqetëso. As mos flisni se si ata do të ndërtojnë baza të mëdha në Mitrovicën jugore, kështu që unë nuk di se çfarë t’u bëj serbëve. Serbia nuk është e dobët, madje as afër asaj se si ishte në 1999. Ose në 2008 dhe 2009. Ata që duan të luajnë me zjarr e dinë këtë. Më besoni nuk do të luajnë”, tha Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marc Marquez duket se po ndiqet ende nga fati i…