​Aksident trafiku në Leshan të Pejës, pesë persona të lënduar

01 maj 2021 | 19:13

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Hetuesi policor i aksidenteve të trafikut në Komunën e Pejës, Zaj Korxha tha se në një aksident mes Golf 6 dhe KIA, kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ka dëme të konsiderueshme materiale.

“Kemi marrë informatë për një aksident në fshatin Leshan, ka të bëjë mes dy automjeteve, një Golf 6 dhe një KIA, automjeti ka të bëjë me dëme të konsiderueshme materiale dhe me 5 persona të lënduar”, tha ai

Si pasojë e këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe dhe tejkalimi i veturës Golf 6.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-gazetari,…