Presidenti i Sllovenisë viziton Kosovën javën e ardhshme

05 maj 2021 | 14:47

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentit Pahor.

Në takimet që presidenti slloven do të ketë në Prishtinë, pritet që të diskutohet rreth përgatitjeve për samitin Brdo-Brione.

Pahori do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë një ditore. Kujtojmë se kjo është vizita e dytë e Pahor në Kosovë, pas një vizite që kishte bërë gjatë viti 2018, në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /demokracia/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatbardh Hyseni nga Podujeva është kafshuar të martën nga një…