![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/7B8A4DC4-2E86-41E7-AA0E-9557668B7C09.png)
Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë
06 maj 2021
| 08:47
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për rastin e grabitjes që ka ndodhur mbrëmë në një market në Prishtinë.
Rasti i grabitjes ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë, të mërkurën në ora 20:30.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se deri sa ishte në vendin e punë, dy persona të pa njohur dhe nën kërcënimin e thikës, i kishin grabitur rreth 400 euro para të gatshme”.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.