Tahiri kërkon të falen gjobat që janë dhënë për bizneset gjatë pandemisë

06 maj 2021 | 10:58

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka adresuar sot dy çështje në foltoren e Parlamentit.

Ai ka deklaruar se sot janë bërë 45 ditë kur Albin Kurti është zgjedhur kryeministër dhe 82 ditë prej kur ka fituar 50 përqind të votave nga qytetarët e Kosovës, ndërsa ende s’po arrihet të bëhet vaksinimi i qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë mjetet për të nënshkruar kontratën dhe për të blerë vaksinat për të vepruar në mënyrë që të fillojë vaksinimi antiCovid në nivel vendi por që kjo nuk po bëhet.

Pyetja ime është kur ke me e nënshkru kontratën?Kemi përvojë qeveritare, nuk po lypim me na zbulu sekretet e këtij procesi pro kërkesa është nënshkruaje kontratën, mos i blej gjysmë milionë por 1.2 milion për të arritur tek synimi në 60% të vaksinimit. Shfrytëzoni mjetet, në mënyrë që të fillojë vaksinimi.E dini që keni marrë një vendim totalisht të gabuar kur e keni mbyllur për 12 ditë sepse për shkak që të mbyllemi duhet të shihet një vlerësim dy javë e tutje, e ju po bëni humbje milionëshe.Kërkojmë prej jush që të gjitha bizneset që janë dëmtuar në këtë proces, që janë gjobitur në kohë të pandemisë t’u bëhet falja e gjobave.Është e padrejtë, e pamoralshme e pasinqertë që të gjitha partitë të mbajnë tubime me mbi 50 veta, e mos me u sanksionu ndërsa bizneset me marrë gjoba”, u shpreh Tahiri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, ka thënë…