Kosova dhe Kroacia do ta avancojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe tregtisë

06 maj 2021 | 11:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

“Pas kërkesës që i kam bërë shtetit kroat më 15 prill 2021 për një donacion simbolik të vaksinave, kam marrë përgjigje pozitive menjëherë të nesërmen dhe sot ministri i jashtëm na solli lajmin e mirë për donacion prej 10 mijë vaksinash për qytetarët tanë. Ky veprim rikonfirmon partneritetin e shkëlqyeshëm mes dy popujve tanë dhe faktin se Kroacia na ka qëndruar pranë gjithnjë e në çdo sfidë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka treguar me ministrin Radman po ashtu diskutuan për nevojën që partneriteti ynë të kalojë në nivel strategjik.

“E potencova që Kosovës duhet t’i jepet liberalizimi i vizave menjëherë, sepse Kosova i ka plotësuar kriteret, ndërkaq BE-ja duhet ta mbajë premtimin e jo ta konsiderojë liberalizim si peng të proceseve të tjera. Diskutuam po ashtu për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, tregtisë, kulturës dhe shumë fusha të tjera. E më e rëndësishmja, diskutuam se si Kosova e Kroacia duhet t’i bashkojnë forcat për të kërkuar përgjegjësi të qartë dhe çdo informatë nga Serbia lidhur me personat e pagjetur e të zhdukur dhunshëm nga regjimi serb gjatë luftërave të fundit të viteve të ‘90-ta. Rajoni ynë do të jetë më i sigurt, ndërkaq e ardhmja jonë më prosperuese nga bashkëpunimi mes Kosovës e Kroacisë. E falënderoj Kroacinë për mbështetjen e pakursyer në çdo drejtim”, ka thënë Osmani.

May be an image of one or more people and people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 22-vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, Qendra “Gjenocidi në…