Përurohet lapidari i dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Belle

06 maj 2021 | 13:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në përurimin e lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Belle të Deçanit.

“Të mirat e lirisë janë të shumta, sot jetojmë të lirë dhe kemi mundësi me respektua rrugën tonë të gjatë, rrugën e luftëtarëve tanë ndër breza. Është nder i madh që më në fund na erdhi dita të gjithëve me i nderu të rënët ndër shekuj, na erdhi dita që t’i shohim njerëzit edhe pse të shpërndarë anekënd Kosovës, me i pa tek rrënjët e veta”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se rruga që lidhë Bellen me Plavën, na lidhë edhe me sakrificën ndër breza, dhe secila trevë ka një histori, ndërsa Belle ka një histori të veçantë sepse nga këtu ishte komandanti i shquar, Sali Çeku.

“Kthimi tek rrënjët për ne shqiptarët është identifikim yni, sikurse që ndodhi në vitin ’99. Kjo rrugë që na lidhë me Plavën, na lidhë edhe me sakrificën tonë që dikur nuk ka qenë e ndarë me kufij, shqiptarët kanë jetuar në këto treva, dhe në cilëndo prej tyre ka një histori, ndërsa historia e Belles është e veçantë, nga këtu e kemi komandantin e shquar, Sali Çeku, një hero i kombit me të cilin mburremi, sikurse me të gjithë dëshmorët e tjerë”, ka thënë Haradinaj.

May be an image of 12 people, people standing and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në…