Gashi për deklaratat e Gërvallës: Të tepruara dhe të panevojshme

06 maj 2021 | 13:43

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar fjalimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që sot ka mbajtur në Kuvend.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se fjalimet e tilla janë të panevojshme.

“Mendoj se janë deklarime të tepruara dhe të panevojshme. Ato deklarime në atë mënyrë dhe gjuhë në Kuvendin e Kosovës rrallë herë janë dëgjuar. Mendoj se Kuvendit i duhet më shumë qetësia, demokracia dhe liria, e jo absolutizmi i shprehur nga foltorja e Kuvendit apo pozita e ministrave apo qeveritarëve. Jemi në një proces ku duhet të jemi të kujdesshëm, e mbi të gjitha duhet të jemi të kujdesshëm për rastet që kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe personat që janë arrestuar”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LV-së,…