Përurohet ura në Dobroshec të Drenasit

06 maj 2021 | 16:41

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me zëvendëskomandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi dhe pjesëtarë të tjerë të FSK-së, kanë përuruar të enjten urën në fshatin Dobroshec, pas dëmtimeve që kishte pësuar ura e vjetër si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë muajit janar të këtij viti.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të cilët kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj ure të përkohshme dhe ka vlerësuar se me ndërtimin e kësaj ure, do t’u lehtësohet qarkullimi banorëve, ku për me shumë se dy muaj e kanë pasur të vështirësuar qarkullimin për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet.

Ndërtimi i kësaj ure mobile është bërë nga inxhinierët e Regjimentit Xhenios të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës “Mabey Johnson”, ne bashkëpunim me Komunën e Drenasit.

May be an image of nature, road, bridge and mountain

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lansuar përditësimi i platformës “EDI” të Administratës Tatimore të…