Ambasadori gjerman: Të papranueshme skenat në Kuvend

06 maj 2021 | 20:43

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka quajtur të papranueshme përplasjet që ndodhen në Kuvend ditën e enjte mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë.

Deputetë nga të dy taborët janë sharë, fyer dhe kanë shtyrë njëri-tjetrin gjatë seancës.

Tensionet u krijuan pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) filluan ta kritikojnë ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për një deklaratë të dhënë për media vite më parë për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët i kishte cilësuar si njerëz të krimit.

“Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në një shoqëri pa drejtësi. Ne këtë ua kemi borxh gjithashtu familjeve të viktimave. Është e rëndësishme të përkrahet puna e rëndësishme e Gjykatës Speciale e cila është e pjesë e ligjeve kosovare”, ka thënë ambasadori gjerman Jorn Rohde në një postim në “Twitter”.

“Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres së Punëve të Jashtme Gërvalla”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin…