Putin: Vaksina jonë është po aq e besueshme sa kallashnikovi

06 maj 2021 | 20:47

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e vlerësoi vaksinat ruse, duke theksuar se janë po aq të besueshme sa armët kallashnikov.

“Vaksinat tona, që janë të njohura tashmë, bashkë me Sputnik Light që iu bashkua listës, janë të bazuara në teknologji dhe platforma të përdorura prej shumë vitesh. Janë të azhornuara dhe vaksinat tona janë më të besueshmet e të sigurtat. Siç ka thënë një specialist evropian: ato janë të besueshme po aq sa një kallashnikov. Nuk e themi ne këtë, e ka thënë një specialist evropian. Mendoj se ai ka të drejtë sepse vaksinat tona janë të thjeshta dhe të sigurta, ashtu si kallashnikovi”, tha Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka quajtur të papranueshme…